Erjola Cenaj lindur në Kukës 1986, është diplomuar në korrik 2009 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës.
Diploma: “Matematikan“ në degën Matematikë.
Në vitet 2010-2012 ndjek dhe përfundon Shkollën Pasuniversitare (SHPU) në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës. Diploma: “Master“.
Në vitet 2012-2017 ndjek studimet e doktoraturës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Matematikës dhe kryen mbrojtjen e gradës “Doktor i Shkencave“ në 06.11.2017 me temë “Modelimi i të dhënave kategorike dhe zbatime”.
Në vitet 2009-2012 emërohet Asistent Pedagoge në Departamentin e Shkencave Ekonomike, pranë Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike, Albanian University. Gjatë asaj periudhe ka qenë Asistent Pedagoge dhe më vonë Lektore në lëndë të ndryshme si Analizë Matematike dhe Matematika e Zbatuar.
Në vitin 2013 emërohet Asistent Pedagoge në Departamentin e Matematikës, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Prej asaj periudhe ka qenë Asistent Pedagoge dhe më vonë Lektore në lëndë të ndryshme si Probabilitet Statistikë, Matematike 1 dhe Trigonometri sferike.
Ka pjesëmarrje si autore e parë dhe bashkëautore në disa konferenca shkencore kombëtare/ndërkombëtare dhe botime si autore e parë dhe bashkëautore në disa revista shkencore ndërkombëtare.
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL