CV Etleva Llagami

Edukimi

Prof. Asoc. Dr. Etleva Beliu (Llagami) është pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës që nga viti 2005, në Fakultetin e Inxhinierise Matematike e Inxhinierise Fizike.

 Ajo ka perfunduar studimet e larta ne sistemin 5-vjecar ne Matematikë (me titullin Matematikan) prane Universitetit te Tiranës, Fakulteti I Shkencave të Natyrës. Ajo ka gjithashtu një Master Shkencor në “Matematikë të Aplikuar” nga Departamenti i Matematikës dhe Informatikës i Universitetit Politeknik të Tiranës.

Punësimi dhe funksione akademike

Ka fituar titullin Doktor, si edhe titullin akademik Profesor i Asociuar në fushën e Statistikës dhe Analizës të të dhënave, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti I Inxhinierisë Matematike e Inxinierisë Fizike.

Aktiviteti I saj kërkimor ka të bëjë me projekte vëzhgimi të dhënash, analizën komplekse statistikore të tyre, duke përdorur SPSS dhe R dhe, në hartimin e parashikimeve, bazuar në të dhënat e grumbulluara. Ajo ka punime edhe në fushën e Aktuaristikës.

Aktiviteti shkencor

Me një eksperience 26 vjecare në mësimdhenie, ajo ka marrë pjesë në një sërë konferencash  kombëtare e ndërkombëtare, si edhe ka qenë bashkautore në disa artikuj shkencore, një pjesë e të cilave janë indeksuar ne Scopus.