Qendra e Gjuhëve të Huaja si një nga njësitë bazë të FIMIF, në Universitetin Politeknik të Tiranës ne zbatim te politikave per arritjen e standardeve dhe sigurimin e cilësisë së diplomave të UPT në nivelet Bachelor, Master ne Arsimin e Lartë, synon ofrimin e një edukimi cilësor në fushën e gjuhëve të huaja, mbështetur në programin e kornizës Europiane te Gjuhëve sipas Këshillit të Europës si dhe hartimin e kurrikulave të gjuhëve bazë të referuesit për gjuhët e nivelet e përcaktuara në 2001, duke kontribuar dhe në zhvillimin e aftësive e shprehive gjuhësore dhe komunikative të studentëve për t’u integruar në një mjedis akademik dhe profesional ndërkombëtar për një karriere të suksesshme.
Qendra e Gjuhëve të Huaja në përputhje me zhvillimet bashkëkohore europiane, si dhe objektivat e Arsimit të Lartë Shqiptar, kërkesat e nevojat funksionale e imediate të studentëve për nivele më të larta në gjuhët e huaja është përpjekur që t’u përgjigjet këtyre zhvillimeve, e kërkesave konkrete e specifike për nivelet e gjuhës së huaj, në ciklet e parë, të dytë e të tretë të studimit universitar e pasuniversitar.
Gjithashtu, synohet të standardizohen programet e mësimdhënies në Fakultete e Degë të ndryshme Inxhinierike për të synuar një optimizim të krediteve, shtrirje kohore të programit për të realizuar objektivat e duhura në fushën e gjuhës së aplikuar. Përparësi marrin Metodat Komunikative, interaktive dhe efikase, por edhe një bazë laboratorike e kompjuterizuar, krijimi i një sitografie, metodologjia e kërkimit dhe shfletimit të fjalorëve terminologjikë etj. Në synim të edukimit profesional, shumëgjuhësor të studentëve, duke nxitur interesin e tyre për lëndën e Gjuhës së Huaj, duke ofruar njohuri dhe aftësi që i ndihmojnë ata të komunikojnë me sukses në një hapësirë të gjerë fushash për të krijuar mundësi për shkëmbime akademike dhe punësimi në treg e nivel ndërkombëtar. Gjithashtu, QGJH kontribuon në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të universitetit përmes mësimdhënies dhe aktiviteteve njohëse e kulturore.
Nga fushat më të rëndësishme që mbulon dhe ështe specializuar personeli akademik i Qendrës së Gjuhëve të Huaja janë si më poshtë:
Përmirësimi i aftësive gjuhësore të studentëve: Ofrimi i një programi të plotë mësimor mbi zhvillimin e aftësive të komunikimit oral dhe shkrimor në gjuhë të huaja (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, japonisht etj.), me fokus në përdorimin e këtyre gjuhëve për qëllime akademike e profesionale.
Përgatitja për tregun ndërkombëtar të punës: Sigurimi i aftësive e shprehive gjuhësore dhe komunikative për studentët, për të qenë të përgatitur e punuar në mjedise shumëkombëshe si dhe angazhimi e përfshirja në bashkëpunime e projekte ndërkombëtare.
Zhvillimi i një mjedisi ndërkulturor: Inkurajimi i njohurive për kulturat e ndryshme bashke me zhvillimin e aftësive për komunikimin ndërkulturor, që mbetet thelbësor e funksional për të operuar me sukses në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur globalisht.
Qendra e Gjuhëve të Huaja mbulon gjithë disiplinat e Gjuhës së Huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, japonisht etj.) që zhvillohen në të gjitha programet e studimit të Universitetit Politeknik të Tiranës
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL