Misioni, Strategjia

MISIONI

Gjatë këtyre viteve stafi akademik i DIM ka punuar me përkushtim për transmetimin tek studentët të një informacioni sa më cilësor e bashkëkohor në të gjitha disiplinat mësimore e lëndët me karakter të theksuar praktik, duke realizuar ciklin informacion-njohuri-dije-aftësi. Krahas mësimdhënies, një prej dimensioneve të rëndësishme i DIM është kërkimi shkencor në përputhje me filozofinë dhe misionin e UPT-së, në përputhje me interesat e fakultetit, universitetit, të stafit akademik dhe të studentëve. Synimi kryesor i veprimtarisë kërkimore shkencore është përmirësimi i vazhdueshëm i përmbajtjes së procesit mësimor, si edhe ngritjes së vazhdueshme të standardeve akademike në DIM. Mbështetur në objektivat dhe qëllimet e veprimtarisë kërkimore shkencore, si dhe në parimin e lirisë së ushtrimit të veprimtarisë shkencore dhe mësimdhënies akademike, personeli akademik i DIM ka realizuar një punë hulumtuese sistematike për kërkimin dhe zhvillimin e  njohurive të reja, shfrytëzimin dhe zbatimin e tyre në praktikë. Gjithashtu vëmendje i është kushtuar edhe transferimit të dijeve nëpërmjet publikimit të rezulateve në revista shkencore dhe pjesëmarrjes në konferenca kombëtar dhe ndërkombëtare. Publikimi i rezultateve të punës kërkimore në revistave shkencore dhe pjesëmarrjes në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, të vlerësuara nga stafi akademik si nxitje e debatit shkencor jo vetëm mes komunitetit akademik të DIM, por edhe dhe atij shqiptar e të huaj, është shoqëruar gjatë këtyre 10 viteve, me një numër të kënaqshëm prezantimesh dhe botimesh cilësore, duke ndikuar në kualifikimin e vazhdueshmë shkencor të personelit akademik.