Vizita jonë tek pastiçeri “Nela”, u përqendrua te vëzhgimi i proceseve teknike që ndërthurin automatizimin me metodat manuale të prodhimit. Na u shpjegua me detaje procesi i përgatitjes së brumit, ku përdorimi i përzierësve industrialë dhe hapja e petës në makineri specifike garantonin një bazë uniforme për produktet tona. Pamë nga afër teknikën e sfoliatës dhe mbushjen e petëve, procese këto që kërkonin saktësi për të prodhuar lloje të ndryshme të produkteve të brumit dhe ëmbëlsirave. Një fazë kryesore ishte pjekja e kontrolluar, e cila ndiqej nga procesi i paketimit manual. Gjatë bisedave me stafin, morëm informacion të vlefshëm në lidhje me angazhimin dhe përkushtimin e nevojshëm për të furnizuar tregun me produkte të freskëta çdo ditë. Kjo praktikë na shërbeu për të kuptuar rëndësinë e kontrollit të cilësisë në çdo hap të prodhimit.



