Historia e Suksesi: Hermisa Muçaj

E diplomuar në Inxhinieri Matematike pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Fizike, UPT, Hermisa përfundoi Bachelorin (2011-2015) dhe më pas vazhdoi me Master Profesional në Aktuaristikë (2015-2017).

Studimi në këtë fakultet i ofroi Hermisës bazat e forta për të filluar karrierën e saj në tregun e sigurimeve. Ajo është bërë pjesë e ekipit të aktuaristikës pranë SIGAL Life, një degë e SIGAL UNIQA Group Austria.

Që prej vitit 2020, Hermisa ka shërbyer si Specialiste Statistike pranë Departamentit të Aktuaristikës, dhe tani është një anëtare e rëndësishme e grupit të aktuareve në këtë departament. Ajo vazhdon të kontribuojë me përkushtim dhe profesionalizëm në fushën e saj.

“Edukimi dhe përkushtimi janë çelësi i suksesit në çdo fushë!”
Le të festojmë arritjet dhe angazhimin e Hermisa Muçaj në fushën e Aktuaristikës! Ajo është një shembull i shkëlqyer se si pasioni dhe përkushtimi çojnë drejt suksesit!