Misioni i Departamenti të Inxhinierisë Kimike, si një nga njësitë bazë të FIMIF-UPT, është transmetimi në shkallën më të lartë të dijeve për studentët e FIMIF dhe të fakulteteve të tjera të UPT, si dhe kërkimi shkencor në fushat që kanë për bazë kiminë e përgjithshme, atë organike dhe të aplikuar, nëpërmjet bashkërendimit të punës me strukturat e tjera të UPT dhe të institucioneve të tjera kërkimore shkencore brenda e jashtë vendit.
Nëpërmjet përmirësimit të metodave didaktike të mësimdhënies, si dhe përmirësimit e përsosjes së infrastrukturës dhe kapaciteteve teknike të kërkimit shkencor, Departamenti i Inxhinierisë Kimike synon të bëhet një strukturë e rëndësishme referuese për metodat e mësimdhënies në kimi, për vlerësimin, kontrollin e monitorimin e parametrave të ndryshëm mjedisorë, si dhe kontribuese në rrjetin kombëtar dhe ndërkombëtar të institucioneve shkencore të angazhuara në fushat përkatëse të ekspertizës.