Endri Brahimi është një emër i spikatur në industrinë automobilistike, dhe aktualisht mban pozicionin e CEO i Auto Kadiu, një nga kompanitë më të mëdha të pjesëve të automobilave në Juglindjen e Evropës. Rruga e tij drejt suksesit filloi në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku përfundoi Bachelorin në Inxhinieri Matematike në vitin 2010 dhe më pas Masterin e Shkencave në të njëjtën fushë në vitin 2013 pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Fizikës (FIMIF).
Pas kësaj, Endri zgjeron horizontet e tij duke përfunduar edhe studimet master në Marketing pranë Universitetit Europian të Tiranës në vitin 2012. Ky kombinim unik i formimit në matematikë dhe marketing i ka dhënë atij një avantazh të rëndësishëm për të zhvilluar strategji të suksesshme në drejtimin e biznesit.
Me mbi 8 vite përvojë në industrinë e automobilave dhe menaxhimin e shpërndarjes, Endri ka shfaqur aftësi të jashtëzakonshme në marketing, negociata dhe planifikim biznesi. Aftësitë e tij analitike dhe teknike, të fituara nga formimi i tij akademik, e kanë ndihmuar të marrë vendime të suksesshme dhe të zhvillojë kompaninë që drejton.
Mesazhi i tij për të gjithë ata që synojnë suksesin është i thjeshtë, por i fuqishëm:
“Besoni në vlerat tuaja dhe ndiqni pasionin tuaj. Një arsimim i fortë është çelësi i suksesit!” Historia e Endri Brahimit është një frymëzim për çdo student të Inxhinierisë Matematike dhe të gjithë ata që synojnë të arrijnë majat në fushat e tyre.