Në kuadër të ofrimit të mundësive për internshipe, praktika mësimore etj. hapet thirrja për internship në Programin e Praktikave të Biznesit Gjerman për Vendet e Ballkanit Perëndimor (Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans).
Programi është iniciativë e Ministrisë së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ) dhe Komitetit të Marrëdhënieve Ekonomike të Europës Lindore të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Gjermane (Ost-Ausschuss).
Qëllimi i këtij programi është sigurimi i praktikave profesionale për studentë të kualifikuar si dhe për profesionistët e rinj pranë kompanive më prestigjioze gjermane. Shumë prej studentëve të Universitetit Politeknik të Tiranës, kanë marrë pjesë në programin e Praktikave të Biznesit duke kryer një internship të paguar në Gjermani dhe duke rritur mundësinë e tyre për punësim në tregun e punës.
Praktika mund të zgjasë nga 3-6 muaj dhe është e mbuluar me bursë të plotë nga programi, ku në fund do të keni mundësinë të zgjeroni njohuritë e fituara gjatë studimeve, t’i zbatoni ato në praktikë dhe të zbuloni se çfarë do të dëshironi të bëni në vazhdim. Target janë studentët në përfundim të vitit të tretë ose në përfundim të vitit të fundit master.
Aplikimi kryhet vetëm online.
Rreth detajeve dhe mënyrës së aplikimit ju lutem drejtohuni këtu dhe linkun : www.stipendienprogramm.org .