Njoftim – Internshipe të ofruara nga Organizata Europiane e Patentave dhe Zyra e Bashkimit Europian për Pronësinë Intelektuale

Zyra Europiane e Patentave (EPO) dhe Zyra e Bashkimit Europian të Pronësisë Intelektuale ofron internshipe për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës. Këto internshipe ofrohen në kuadër të programit Pan-European Seal, sipas marrëveshjes së përbashkët të nënshkruar midis dy institucioneve.
Programi Pan-European Seal është një program gjithëpërfshirës i aftësimit profesional, i cili formon një urë lidhëse midis akademisë dhe tregut të punës së pronësisë intelektuale.
Objektivi është rritja e ndërgjegjësimit mbi fushën e pronësisë intelektuale si dhe trajnimi i studentëve dhe profesionistëve të fushës.
Të gjithë studentët e interesuar të dërgojnë me e-mail brenda datës 27 mars në adresën [email protected] këto dokumenta :
1.Listën e notave të arritura deri tani në Bachelor dhe Master
2. Certifikatën e gjuhës së huaj (nivel i lartë në Anglisht, Spanjisht, Italisht dhe Frëngjisht)
Do të njoftoheni nëse jeni perzgjedhur në fazën e parë, në mënyrë që të vijoni më pas në fazën e dytë, që do të bëhet me anë të plotësimit të dokumentacionit online.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) në Universitetin Politeknik të Tiranës prezanton botimin më

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me EPO (European Patent Office) informojmë të

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Deloitte Albania, hapet thirrja për të