Njoftim mbi Referimin Akademik të Kryer për Promovimin e Titullit Akademik Profesor Doktor.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 29 Dhjetor 2025, në ambientet e Bibliotekes se FIMIF, u zhvillua me sukses referimi akademik në kuadër të promovimit të titullit akademik Profesor Doktor të Prof.Asoc. Altin Gjevori, personel akademik në Departamentin e Inxhinierisë Fizike.

Gjatë këtij referimi, Prof.Asoc. Altin Gjevori paraqiti kontributin e tij në fushën akademike dhe shkencore përkatëse. Aktiviteti u ndoq nga Juria e Vlerësimit, anëtarë të personelit akademik, dhe u karakterizua nga një diskutim konstruktiv dhe i frytshëm i tyre mbi prezantimin.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike uron dhe përgëzon Prof.Asoc. Altin Gjevorin për këtë arritje dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën akademike dhe kërkimore, që njëkohësisht përbën dhe arritje për FIMIF.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 29 Dhjetor 2025, në

Sot, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF), u zhvillua trajnimi me