Njoftim mbi Referimin Akademik të Kryer për Promovimin e Titullit Akademik Profesor i Asociuar

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 29 Dhjetor 2025, në ambientet e Bibliotekes se FIMIF, u zhvillua me sukses referimi akademik në kuadër të promovimit të titullit akademik Profesor i Asociuar të Dr. Blerina Papajani.

Gjatë këtij referimi, Dr. Blerina Papajani paraqiti kontributin e saj në fushën akademike dhe shkencore përkatëse. Aktiviteti u ndoq nga Juria e Vlerësimit, anëtarë të personelit akademik, dhe u karakterizua nga një diskutim konstruktiv dhe i frytshëm i tyre mbi prezantimin.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike uron dhe përgëzon Dr. Blerina Papajani për këtë arritje dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën akademike dhe kërkimore, që njëkohësisht përbën dhe arritje për FIMIF.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) përfaqësohet me dinjitet në veprimtari kombëtare që promovojnë

Në kuadër të muajit të frankofonisë studentet e diplomës së dyfishtë të Fakultetit të Teknologjisë së

Më 9 mars 2026, Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) mirëpriti Drejtorin e Qendrës Kulturore të Japan