Njoftim mbi Referimin Akademik të Kryer për Promovimin e Titullit Akademik Profesor i Asociuar

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 26 Shtator 2025, në ambientet e Bibliotekes se FIMIF, u zhvillua me sukses referimi akademik në kuadër të promovimit të titullit akademik Profesor i Asociuar të Dr. Ervenila Musta personel akademik në Departamentin e Inxhinierisë Matematike.

Gjatë këtij referimi, Dr. Ervenila Musta paraqiti kontributin e saj në fushën akademike dhe shkencore përkatëse. Aktiviteti u ndoq nga Juria e Vlerësimit, anëtarë të personelit akademik, dhe u karakterizua nga një diskutim konstruktiv dhe i frytshëm i tyre mbi prezantimin.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike uron dhe përgëzon Dr. Ervenila Musta për këtë arritje dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën akademike dhe kërkimore, që njëkohësisht përbën dhe arritje për FIMIF.

Lista e renditur e aplikanteve ne programin e studimit Inxhinieri Matematike dhe Data Science, raundi i

Nga 2 deri më 5 shtator 2025, Bojana Olgić Draženović, Ph.D., Shefe e Departamentit të Financës

Ne daten 29/09/2025 nga ora 8:00 e ne vazhdim do te zhvillohet ne ambientet e fakultetit