Zhvillohet pyetësor kombëtar që po realizohet në kuadër të projektit kërkimor:
“Integrimi i aplikimeve të Inteligjencës Artificiale (AI) në programet universitare STEM”, i financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe i koordinuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës, në bashkëpunim me Universiteti Tiranës, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Instituti për Cilësi në Arsim.
Janë të ftuar të marrin pjesë në këtë pyetësor stafet akademike dhe studentët. Më poshtë keni linkun për stafin akademik dhe linkun për student.
👉 Linku i pyetësorit për studentë :https://survey.iqe.al/index.php/364767?lang=sq
👉 Linku i pyetësorit për staf akademik :https://survey.iqe.al/index.php/893716?lang=sq


Kontributi juaj është shumë i rëndësishëm për modernizimin e programeve universitare dhe për forcimin e lidhjes midis arsimit të lartë dhe tregut të punës.