Njoftim – U zhvillua Panairi “Work & Study 2023”

Në kuadër të aktiviteteve të “Ditëve të Informimit të Maturantëve” Universiteti Politeknik i Tiranës mori pjesë në Panairin “Work& Study 2023” që u zhvillua në të gjitha qytetet e Shqipërisë, nga jugu në veri prej datës 1 mars – 28 mars 2023.

Qëllimi i këtij aktiviteti është: Njohja, informimi, orientimi dhe këshillimi i nxënësve maturantë me ofertën akademike të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe kriteret e pranimit.

Stafi pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin specialistet e këshillimit të karrierës në rektorat dhe në fakultete. Panairi u vizitua nga rreth 15.000 maturantë nga e gjithë Shqipëria dhe pati një interes të madh për ofertën akademike të Universitetit Politeknik të Tiranës. Duke vizituar stendën e UPT-së, shumë maturantë morën informacion të plotë rreth:

· Programeve të studimit në UPT;

· Kritereve te pranimit;

· Mundësive te shumta që u ofrohen studentëve (bursa, mobilitetet në kuadër të Erasmus+, etj);

· Këshillimit të karrierës dhe punësimit

Ky panair shërbeu si një instrument promovues i bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat, shkollave dhe universiteteve mbështetur në kërkesë/ofertë, për edukimin, kualifikimin dhe punësimin e të rinjve.

Panairi do të vijojë të zhvillohet edhe në datat 25 – 26 prill 2023 në Pallatin e Kongreseve.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) në Universitetin Politeknik të Tiranës prezanton botimin më

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me EPO (European Patent Office) informojmë të

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Deloitte Albania, hapet thirrja për të