Njoftim: Vizitë studimore e nxënësve të Shkollës TES në fakultetin tonë.

Sot, fakulteti ynë pati kënaqësinë të mirëpriste nxënësit e klasës së 11-të nga Shkolla TES-Tomorrow’s Education System, në kuadër të një vizite studimore orientuese.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit u njohën nga afër me ambientet e fakultetit, programet e studimit dhe infrastrukturën akademike. Një vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të aktiviteteve praktike në laboratorët e Fizikës dhe Kimisë, ku nxënësit patën mundësinë të ndjekin dhe të realizojnë eksperimente nën udhëzimin e stafit akademik.

Kjo vizitë synoi të nxisë interesin e të rinjve për shkencat natyrore dhe inxhinierike, si dhe t’i ndihmojë ata në orientimin e tyre drejt studimeve universitare.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) përfaqësohet me dinjitet në veprimtari kombëtare që promovojnë

Në kuadër të muajit të frankofonisë studentet e diplomës së dyfishtë të Fakultetit të Teknologjisë së

Më 9 mars 2026, Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) mirëpriti Drejtorin e Qendrës Kulturore të Japan