Programet e Studimit - Departamenti i Inxhinierisë Fizike

Misioni i Departamentit të Inxhinierisë Fizike

DIF është një ndër njësitë bazë të FIMIF, UPT, dhe ofron programe të studimeve të organizuara në tri cikle studimesh të njëpasnjëshme:

CikliProgrami
Cikli i pare (180 ECTS)Bachelor në Inxhinieri Fizike
Cikli i dytë (120 ECTS)Master i Shkencave në Inxhinieri Fizike, Profili Fizikan Mjekësor
Master i Shkencave në Inxhinieri Fizike, Profili Inxhinier Fizike
Cikli i tretëDoktoratë në Inxhinieri Fizike

Departamenti i Inxhinierisë Fizike fokusohet në aplikimin e parimeve fizike në inxhinieri dhe teknologji. Ai synon ruajtjen dhe konsolidimin e vlerave akademike e kulturore kombëtare. Veprimtaria e tij është ndërtuar në mënyrë të tillë që të përgatisë individë të kualifikuar, të cilët duke kontribuar në fushën e mësimdhënies apo në fusha të tjera, ndikojnë në zhvillimin ekonomik të mbarë shoqërisë. Departamenti i përmbahet një strategjie të mirëpërcaktuar të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Kjo gjë realizohet duke vënë në dispozicion të gjitha burimet njerëzore të departamentit. Stafi akademik, në përputhje me fushat e tij të kërkimit shkencor, zhvillon një veprimtari të suksesshme në përputhje me drejtimet e zhvillimit të vetë institucionit.

Mundësitë e karrierës

Studentët të cilët përfundojnë studimet pranë DIF punësohen në shumë fusha të ekonomisë si:

  • Inxhinierë në laboratorët e kontrollit dhe të testimit të materialeve;
  • Fizikan Mjekësor pranë qendrave spitalore
  • Inxhinierë në aplikimin dhe përdorimin e burimeve të ripërtëritshme
  • Kërkues në laboratore shkencore
  • Konsulentë për teknologji të reja
  • Konsulentë për zbatimin e projekteve të ndryshme inxhinierike
  • Konsulentë për mirëmbajtjen dhe kontrollin e asistuar të sistemeve inxhinierike
  • Konsulentë në teknologjinë e matjeve të rrezatimeve optike
  • Konsulentë të emisioneve akustike

Profilet kërkimore kryesore të DIF në të cilat është orientuar puna e thelluar kërkimore dhe ofrimi i studimeve të ciklit të tretë janë:

  • “Shkenca e Materialeve”
  • “Energjia dhe Mjedisi”
  • “Optikë e Zbatuar”

Fushat e ekspertizës së DIF janë si më poshtë:

  1. Mbrojtja nga rrezatimet jonizuese dhe jo-jonizuese.
  2. Kontrolli i cilësisë së pajisjeve mjekësore.
  3. Sigurimi i cilësisë, akreditimi dhe menaxhimi i arsimit të lartë.
  4. Imazheria mjekësore virtuale, mekanizmat QA dhe QC.
  5. Analizë të dhënash dhe Inteligjencë Artificiale, Simulime dedektorësh, Simulime të transportit lidhur me radioaktivitetin mjedisor, Modele epidemiologjike, Forecasting dhe Sisteme komplekse.
  6. Energjitë e ripërtëritshme
  7. Matja e temperaturave dhe flukseve të nxehtësisë që lidhen me tranzicionet termike tek materialet.
  8. Sinteza dhe karakterizimi (struktura dhe morfologjia) i materialeve nanokristalinë, në trajtë pluhurash apo filmash të hollë.
  9. Analiza e vetive termofizike të lengjeve të pasterta dhe të përzierjeve të tyre.
  10. Modelimi dhe simulimi i metodave numerike të cilat shërbejnë për studimin e vetive mekanike të fibrave me përbërje të ndryshme dhe të përdorura në thurje tekstili.
  11. Studime ekperimetale të proceseve difuzive.
  12. Analizat kimiko-fizike të betoneve dhe pastave të çimentos