Kursi i studimeve i ciklit të parë “Bachelor në Inxhinieri Matematike”, i cili zgjat 3 (tre) vite akademike, synon të formojë matematikanë profesionistë që të jenë në gjendje të përballojnë studimin e sistemeve komplekse, njohjen e gjerë të metodologjive moderne të Matematikës së Zbatuar, analizën dhe zgjidhjen e problemeve konkrete.
Kursi ndërthuret me kurse të inxhinierive ekzistuese. Studenti merr njohuri ‘’fizike’’ mbi problemet nëpërmjet një sërë lëndësh duke filluar nga Fizika deri te Kimia, nga Informatika tek Ekonomia.
Disa lëndë bazë të Inxhinierisë e pajisin studentin me njohuritë tipike të zakonshme të inxhinierit dhe me sensin e gjykimin teknologjik për t’u përballur me probleme komplekse.
Studenti aftësohet gjithashtu në përdorimin e teknologjisë kompjuterike dhe softeve matematike.
Njohuritë dhe kompetencat e studentëve në përfundim të programit mësimor
Ky kurs është një disiplinë relativisht e re, që mbështetet në botëkuptimin inxhinierik dhe në një spektër të gjerë njohurish themelore dhe moderne, i cili në përfundim të programit të studimit e pajis inxhinierin e ardhshëm me njohuri për:
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL