Drejtimi “Inxhinieri Matematike në Analizë Sistemesh” është një drejtim që nuk përmbahet në grupin e specializimeve tradicionale të inxhinierisë.
Deri kohët e fundit ka pasur një mendim se themelet e edukimit modern përcaktohen, kryesisht, në bazat e studimit të fizikës, matematikës, kimisë, biologjisë dhe shkencave humane. Megjithatë, zhvillimi i qytetërimit modern ka treguar se kjo nuk është plotësisht e mjaftueshme, dhe kërkon një vështrim të ri, bashkëkohor, thelbi i të cilës është që të edukojë studentët në mënyrën e të menduarit të orientuar drejt sistemeve.
Shkenca moderne pranon se bota jonë – nga kozmosi deri tek atomet – është një sistem i vetëm dhe i integruar që vepron me ligjet e veta. Mjedisi ynë: ekologjik, social-ekonomik, teknologjik – është një botë e sistemeve komplekse të natyrave të ndryshme, të cilat duhet të analizohen në mënyrë që të mundësohet menaxhimi i tyre efektiv. Në hartimin e kësaj kurrikule, janë pasur parasysh nevojat e reja të tregut të punës për profesionistë, të cilëve do tu duhet të përballen me koncepte inxhinierike bashkëkohore, apo probleme që lidhen me sisteme komplekse. Menaxhimi i këtyre sistemeve apo zgjidhja e problemeve të lidhura me to nuk mund të bëhet pa njohjen e teknologjive të reja si edhe metodologjive që ofrojnë disiplina të veçanta apo grupe disiplinash të Matematikës së Zbatuar dhe Informatikës.
Studentët që kanë kaluar me sukses procesin mësimor, fitojnë njohuri dhe aftësi për përdorimin e metodave dhe teknologjive të reja për përpunimin dhe analizën e informacionit, menaxhimin e sistemeve komplekse teknike, ekonomike dhe sociale.
Ky kurs është një disiplinë relativisht e re e cila në përfundim të programit të studimit e pajis inxhinierin e ardhshëm me njohuri për:
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL