Mashter Shkencor ne Inxhinierine Fizike

Objektivat formuese të programit të studimit

Kursi i studimeve i ciklit të dytë Master i Shkencave në Inxhinieri Fizike Profili Inxhinier Fizike, i cili zgjat 2 (dy) vite akademike, ka si objektiv plotësimin dhe thellimin e formimit të të diplomuarve në nivelin e parë, si me shprehitë bazë (shkencore dhe inxhinierike). 

Dega e inxhinierisë fizike apo inxhinierisë së shkencës është degë që zhvillohet në shumë vende e universitete të botës. Ndërkohë që programet e ciklit të parë në degët inxhinierike fokusohen në zbatimet e metodave të njohura dhe standarde për të projektuar apo dhe dhënë zgjidhje inxhinierike, programet e inxhinierisë fizike fokusohen në krijimin dhe përdorimin e teknikave të zhvilluara kompjuterike aty ku trajtimet standarde janë të papërshtatshme (mund te përmendim zhvillimin e zgjidhjeve inxhinierike për probleme bashkëkohore në shkencat fizike, teknike, ekonomike dhe të botës së gjallë duke shfrytëzuar ligjet themelore të fizikës)

Viti i parë konsiston në konsolidimin e njohurive në lëndët fizike dhe inxhinierike. Viti i dytë, semestri i parë, i dedikohet thellimit në fushën e orientimeve përkatëse, ndërsa semestri i dytë pothuaj i dedikohet plotësisht punimit të tezës së diplomimit. Në këtë mënyrë, në kuadrin e tezës, duhet ti jepet studentit mundësia për të përfituar një përvojë dhe pavarësi, që e përgatit atë për ecjen përpara profesionale.

Njohuritë dhe aftësitë e studentëve në përfundim të programit të studimit

Ky kurs është një disiplinë relativisht e re ndërdisiplinore, ku programi ndërthur fizikën klasike dhe moderne, kiminë dhe matematikën me zbatimet e tyre inxhinierike. Bazat e qëndrueshme fizike dhe matematike përforcohen me përzgjedhjen e kurseve me zgjedhje në lëndët inxhinierike të cilat e përgatisin studentin me aftësitë e nevojshme për t’u ballafaquar me problemet komplekse me të cilat përballet shoqëria. Meqenëse programi e vë theksin tek shkenca dhe matematika, studentet fitojnë aftësi të plota për të vazhduar studime të mëtejshme në doktoratë në fizikë apo inxhinieri.

Programi i Inxhinierisë Fizike, i cili pajis studentet me dije të thella fizike, me aftësi të shtrimit dhe zgjidhjes së problemeve dhe me njohuri bazë inxhinierike, është ndërtuar në mënyre të tillë që të plotësojë kërkesat e studenteve që synojnë karrierë profesionale novatore në epokën e sotme teknologjike. Për më tepër, ai i lejon studentët të mbajnë të hapur mundësin e përzgjedhjes ndërmjet fizikes dhe inxhinierisë.