Inxhinieria Matematike është një profesion i ri që mbështetet në botkuptimin inxhinierik dhe në një spektër të gjërë njohurish të avancuara të matematikës.
Kursi i studimeve i ciklit të dytë Master i Shkencave në Inxhinieri Matematike, i cili zgjat 2 (dy) vite akademike, ka si objektiv plotësimin dhe thellimin e formimit të të diplomuarve Bachelor me shprehi bazë (shkencore dhe inxhinierike) të avancuara dhe më tej me njohuri të avancuara në fushën e matematikës së zbatuar dhe asaj inxhinierike.
Programi operon dhe mbështeteT në katër kolona bazë.
1. Njohuri bazë teorike ne fushat Analize Reale dhe Funksionale, Algjeber dhe Logjike Matematike, që përbëjnë gjuhën e përbashkët të kurseve të avancuara të matematikes inxhinierike dhe lehtësojne komunikimin midis tyre.
2. Një grupim Kursesh të fushës Statistikore-Operacionale
3. Një grupim Kursesh te modelimeve ne Ekuacionet Diferenciale dhe te trajtimit numerik-kompjuterik te tyre
4. Një grup te gjërë kursesh inxhinierike te lidhura me zbatime te shumta ne Inxhinieri, që kanë nevoje per njohurite baze teorike të ketij programi dhe që mbeshteten nga kurset e grupimeve II) dhe III) më sipër.
Viti i parë konsiston në dhënien dhe konsolidimin e njohurive bazë I) dhe vazdon me kurset e 3 grupimeve të tjera sipas nje rradhe që respekton përmbajtjen dhe varësinë e tyre nga njëri tjetri. Edukimi vazhdon me zbatimin njohurive të fituara në praktikën profesionale dhe punimin e tezës së diplomimit. Si rregull teza e diplomimit është e lidhur me kurset e grupimeve II) dhe III) dhe në raste të vecanta me ato të grupimit IV), kur punimi ka karakter të mirëfilltë zbatues dhe është i lidhur me një zbatim specifik e konkret të lidhur me Inxhinierinë Matematike.
Programi synon të aftësojë studentët me teknikat moderne të matematikës për modelimin dhe zgjidhjen e problemeve inxhinierike, të cilat nuk mund të bëhen me anën e programeve te matematikes standarde. Synohet që studentët të zhvillojnë idetë dhë aftësitë e tyre në përballje të drejtpërdrejtë me zgjidhjen e problemeve inxhinierike të jetës reale. Një peshë të ndieshme në program zë puna e pavarur e studenteve, projektet, detyrat e kursit, laboratoret, praktikat profesionale, etj. Synohet dhe shpresohet që diplomantët të jenë të sukseshëm në një treg të gjërë punësh.
Studenti mëson dhe zhvillon idetë e tij në teknikat më të rëndesishme të matematikës inxhinierike dhe asaj të zbatuar.
Disa lëndë bazë të inxhinierisë, fizikës, informatikes dhe ekonomise e paisin studentin me njohurite tipike te inxhinierit dhe me sensin e gjykimin teknologjik per te analizuar sisteme dhe probleme komplekse inxhinierike.
Studenti aftësohet te formuloje dhe te zgjidhe nje sere problemesh dhe modelesh inxhinierike me anen e njohurive teorike te fituara.
Studenti aftësohet në modelimin dhe formulimin matematik te problemeve inxhinierike qe modelohen si probleme optimizimi.
Studenti aftesohet ne perdorimin e teknologjive kompjuterike dhe softeve matematike, në algoritmimin, programimin dhe implementimin e teknikave numerike te avancuara si dhe në njohjen e perdorimin e Toolbox-ve të dobishme
Studenti ekselent aftësohet dhe mund të vazhdojë studimet në programet e ciklit të tretë në Inxhinieri Matematike ose fusha të afërta me të.
Studenti aftësohet dhe mund të punojë në laboratore shkencore ku zbatohet teoria e eksperimenteve, teoria e sinjaleve dhe e sigurisë së funksionimit, programimit dinamik, teoria e rrezikut, studimet e ambjentit, metodat GIS, matjet antropometrike, studimi i tendecave te zhvillimit, parashikimet e zhvillimit te investimeve, llogaritjen e rezervave të burimeve të energjisë, etj.
Studenti aftësohet dhe mund të punojë në industrine e software : hartimi i programeve specifik per te gjithe sistemet e sherbimit, ne banka, kompanite e sigurimeve, ne auditim, në optimizimin, planifikimin dhe shperndarjen e produkteve.
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL