Vlerësimi i ndikimit të djegies së mbeturinave, në vende të hapura, në ndotjen e ajrit në Shqipëri

Projekti: “Vlerësimi i ndikimit të djegies së mbeturinave, në vende të hapura, në ndotjen e ajrit në Shqipëri” (Shtator 2024 – Mars 2025), i financuar nga AADF (Albanian-American Development Foundation). Ky projekt kërkimor po realizohet në bashkëpunim me Prof. Dr. Dhimitër Bello e stafin e tij, nga UMASSLowell (University of Massachusetts Lowell) në kuadër të Programit READ (Research Expertise from the Academic Diaspora).

Objektivat e Projektit:

• Të vlerësohet përbërja kimike e PM-ve duke përfshirë metalet e rënda, përbërjet organike – benzenin, formaldehidin, PHA-të dhe të kryhen matjet për gazet, si: NOx, SO2, O3, CO dhe CO2 për të kuptuar më mirë burimet kryesore të ndotjes për agjentë specifikë.

 • Të krijohet një program monitorimi afatgjatë, rigoroz dhe i besueshëm për ndotësit me shqetësim madhor në Shqipëri (duke përfshirë gjashtë kriteret e ndotësve).

•Të gjurmohen burimet dhe të vlerësohet (duke përdorur kiminë e ndotjes) ndikimi që sjell në cilësinë e ajrit dhe në shëndet djegia në mjedise të hapura e mbetjeve urbane/komunale.

Në kuadër të këtij projekti u zhvillua Leksion i hapur nga Prof. Dhimiter Bello në  FIMIF: “Pse duhet të kujdesemi për ajrin që thithim? Çfarë të bëni për këtë?”

Leksioni u zhvillua më 30 Tetor 2024 në  FIMIF-UPT me studentë të Inxhinierisë Kimike dhe të Inxhinierisë së Mjedisit (FIN-UPT) mbi kiminë, toksikologjinë dhe epidemiologjinë e ndotjes së ajrit dhe nanogrimcave. Ky prezantim interaktiv u përqendrua në paraqitjen e evidencës epidemiologjike, tashmë të qartë, për barrën globale të sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit (infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, goditjet në tru, sëmundjet ishemike të zemrës, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike dhe kanceret e mushkërive), e ndjekur nga rëndësia e saj për Shqipërinë.

Për të mësuar më tepër rreth këtij leksioni klikoni këtu.

Inxhinieri Matematike Inxhinieri Matematike dhe DataScience Inxhinieri Fizike Inxhinieri Kimike

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) me Zyrën Evropiane të Patentave (EPO),

Ju njoftojmë se kanë filluar aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë