CV Dafina KARAJ

Edukimi

2021: Titulli akademik “Profesor i Asociuar”, Universiteti Politeknik i Tiranës

2018: Post-Doktoraturë, Departamenti i Shkencave të Jetës dhe Ambjentit,

Universiteti Politeknik delle Marche, Itali. Tema: ”Rikuperimi dhe biorikuperimi i metaleve të rëndë nga mbetjet elektronike”.

2015: Grada shkencore Doktor, Departamenti i Kimisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës. Tema: ”Përdorimi i fluideve pranë dhe mbikritik në proceset e ekstraktimit te bimët”.

2010: Master i Nivelit Dytë, Departamenti i Kimisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës. “Elektrokimia e Proceseve të Korrozionit dhe Dukuritë Sipërfaqësore”.

2007: Diplomë në Kimi. Departamenti i Kimisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës

Punësimi dhe funksione akademike

2009 – sot : Lektore pranë Universitetit Politeknik të Tiranës

Lëndët: Kimi e përgjithshme, Kimi Fizike.

Aktiviteti shkencorë

Prof.Asoc.Dafina KARAJ e ka zhvilluar veprimtarinë kërkimore shkencore në fushën e elektrokimisë dhe nanomaterialeve, përdorimit të fluideve mbi pranë kritik dhe riciklimit të mbetjeve.

Ka prezantuar punime në 16 Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare dhe është autore e 10 artikujve të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Është gjithashtu bashkautorë në 2 tekste mësimore për lëndën e Kimisë Përgjithshme.