2016: Profesor i asociuar – Universiteti Politeknik i Tiranës
2008: Doktor në Kimi – FSHN, Universiteti i Tiranës
Tema e dizertacionit: “Ndikimi i DON-it dhe Toksinës T-2 në maltin për birrë dhe legjislacioni për kontrollin e tyre”
1998 -2000: Master në Inxhinierinë Ushqimore. Fundação Universidade Federal do Rio Grande (FURG). Rio Grande-RS, BRAZIL
1982-1987: Studimet e Integruara Universitare në degën e Kimisë Industriale (Diplomë e Shkëlqyer)
11/2011 e në vijim Pedagoge në DK- FIMIF, Universitetit Politeknik të Tiranës – Lëndët: Kimi e Përgjithshme, Kimi Mjedisi, Menaxhimi i mbetjeve dhe teknologjitë e riciklimit.
8/2020 – e në vijim Drejtuese e Departamentit të Kimisë (Inxhinierisë Kimike)
11/2011- 08/2020 Drejtuese e Grupit Mësimor, Kërkimor Shkencor të DK
11/2011- 2017 Lektore e “Legjislacionit të konkurrencës” (me kohë të pjesshme) “Universiteti Marin Barleti”
2/2011-11/2011 Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara (Kryetare e Këshillit të Fakultetit) “Universiteti Marin Barleti”
7/2010- 1/2011 Drejtor i komanduar i Institutit të Kërkimit dhe Zhvillimit Barleti (me kohë të pjesshme)
4/2004- 6/2010 Drejtor i Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore, (Ministria e Ekonomisë), Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës,
9/2002- 7/2005 Këshilltar i Jashtëm i Kryeministrit. Kabineti i Kryeministrit
8/2002- 4/2004 Drejtor i Drejtorisë së Konkurrencës, Ministria e Ekonomisë
6/2001- 7/2002 Drejtor i Drejtorisë së Konkurrencës dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Ekonomisë,
3/2001- 6/2001 Specialiste në Drejtorinë e Programimit – Këshilltare e Ministrit, Ministria e Ekonomisë,
1996- 1997 Eksperte Kombëtare. Projekti i PNUD-it” Mbështetje për krijimin dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri”
1994- 1995 Kërkuese shkencore pranë Grupit të Radionuklideve, Departamenti i Inxhinierisë Kimike, Universiteti Politeknik i Katalonjës
1991 – 1993 Përgjegjëse e Sektorit Shkencor në Ministrinë e Industrisë Ushqimore
1989-1991 Pedagoge me kohë të pjesshme në lëndën e Kimisë Fizike, FSHN- UT
1989 – 1991 Kryeinxhiniere. Kombinati Ushqimor “Ali Kelmendi”
1987 – 1989 Inxhiniere Prodhimi. Kombinati Ushqimor “Ali Kelmendi”
Përvojë në fushën e kontrollit dhe monitorimit të parametrave kimikë, në ajër, ujë dhe mjedis. Kontrolli i toksinave, në veçanti i mykotoksinave, dhe ndikimi i tyre në shëndetin publik, është një fushë tjetër e kërkimit.
Bashkëautore e tekstit të Kimisë së Përgjithshme për studentët e Degëve Inxhinierike (botim i vitit
2018, 2021), si dhe e Manualit të Punëve të Laboratorit në Kiminë e Përgjithshme (2016)
Një sërë publikimesh shkencore në fushat e mësipërme (rreth 30), dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore brenda e jashtë vendit.
Pjesëmarrëse dhe drejtuese e projekteve kërkimore shkencore në Departamentin e Kimisë – FIMIF, UPT dhe më gjerë.
Anëtare e Këshillit Shkencor të FIMIF- UPT (2013-2016), të Ministrisë së Industrisë Ushqimore (1989-1991), të Fakultetit të Shkencave të Natyrës (1983-1986).
Pjesëmarrje në simpoziume të ndryshme për fusha të veçanta të ekonomisë, si dhe pjesëmarrje (edhe si paneliste dhe moderatore) dhe referime në veprimtari ndërkombëtare, të organizuara, gjatë viteve 2001-2010, nga OECD, UNCTAD, DG Comp, WB, ICN, në veçanti për legjislacionin dhe politikat e konkurrencës dhe të ndihmës shtetërore.
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL