CV Elda Maraj

Edukimi

Elda MARAJ lindur në Ballsh 1989, është diplomuar në korrik 2010 në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxninierisë Matematike, Diploma:|“ Diplomë e Nivelit të Parë në Inxhinieri Matematike“.

Në vitet 2010-2012 ndjek dhe përfundon Shkollën Pasuniversitere “ Master i Shkencave në Inxhinieri Matematike“ në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike.

Në vitet 2017-2020 ndjek studimet e doktoratës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike dhe kryen Mbrojtjen e gradës “ Doktor“ në 11.06.2020.

Punësimi dhe funksione akademike

Në Maj 2013 punësohet si pedagoge me kohë të plotë në Departamentin e Inxhinierisë Matematike, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Prej asaj periudhe ka qenë asistente e lëndëve të ndryshme si: Algjebër dhe Gjeometri, Ekuacione me Derivate të Pjesshme, Algjebër dhe Logjikë Matematike, Metoda Matematike për Inxhinierinë, Analiza e Ekuacioneve me Derivate të Pjesshme, Analizë Matematike B dhe Analizë Matematike 2. Më vonë ka qenë lektore e lëndëve Algjeber dhe Gjeometri dhe Ekuacione me Derivate të Pjesshme.

Aktiviteti shkencorë

Ka një pjesëmarrje si autore e parë dhe bashkëautore në rreth 10 konferenca shkencore ndërkombëtare dhe rreth 7 botime si autore e parë dhe bashkëautore në revista shkencore ndërkombëtare. Fusha e kërkimit: Sistemet Fuzzy, Fuzzy Logic, Algjebër dhe Gjeometri.