Nëntor 2016 – “Profesor i asociuar” Universiteti Politeknik i Tiranës Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave
Janar 2010 – Shtator 2014 – “Doktor” “Analiza Kimike e Lëndës dhe Mjedisit” Universiteti i Tiranës Fakulteti i Shkencave të Natyrës Departamenti i Kimisë
Tetor 2006 – Mars 2010 – Master “Analiza Kimike dhe Identifikimi i Strukturës Molekulare me Metoda Instrumentale” Universiteti i Tiranës Fakulteti i Shkencave të Natyrës Departamenti i Kimisë
Tetor 2000 – Qershor 2005 – Diplomë ‘Kimist i Përgjithshëm’ Universiteti i Tiranës Fakulteti i Shkencave të Natyrës Departamenti i Kimisë
Janar 2011 – sot – Lektore – Lëndët: Kimi e përgjithshme, Kimi organike – Universiteti Politeknik i Tiranës Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike Departamenti i Kimisë
Shtator 2006 – Janar 2011 – Specialiste Kimiste – Laboratori i analizave kimike të lëndëve të para dhe produkteve në fushën e ndërtimit – Instituti i Ndërtimit, Tiranë
Gusht 2005 – Prill 2006 – Specialiste Kimiste – Laboratori i analizave kimike të lëndëve të para dhe produkteve në fushën e ndërtimit – Fabrika e Çimentos Fushë – Krujë
Prof. Asoc. Ilva Gjikaj e ka zhvilluar veprimtarinë kërkimore shkencore në fushën e ndotjes së ajrit nga metalet e rënda nëpërmjet biomonitorimit dhe teknikave analitike SAA dhe ICP-AES, në studimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësorë në lidhje me parametrat kimikë dhe biologjikë, si dhe në vlerësimin dhe kontrollin e cilësisë së analizave kimike. Është autore dhe bashkëautore e disa artikujve shkencorë të botuar në revista të njohura ndërkombëtare dhe kombëtare, si dhe pjesëmarrëse në konferenca shkencore. Është bashkëautore e tekstit mësimor “Kimi Organike” për degët Inxhinierike.
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL