CV Lediana BESHAJ

Edukimi

Lediana Beshaj ka kryer studimet e larta në ciklin e parë Bachelor në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, për Gjuhë të Huaj,  Anglisht nga 1997 deri 2001. Në 2007 deri ne 2010 përfundon  studime të larta të ciklit të dytë, Master I Shkencave pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në Linguistikë me drejtim Didaktik me temë “Domosdoshmëria e komunikimit ndërkulturor në mësimdhënien e gjuhës së huaj dhe efektshmëria e përdorimit të saj në mjedis shkollor” Në 2014 përfundon studime të larta të ciklit të tretë “Doktoraturë” me temë “Veçoritë e njësive frazeologjike me prejardhje mbiemerore në gjuhën angleze në perqasje me ato të gjuhës shqipe” dhe në 2021 fiton titullin akademik “Profesor i asociuar” me vendim të datës 02.06.2021 të KPPA, të Universitetit të Tiranës.

Punësimi dhe funksione akademike

Lediana Beshaj ka punuar si lektore e jashtme e gjuhës Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të huaja, ne Fakultetin e Ekonomisë dhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe UPT dhe si pedagoge e bredëshme në Kolegjin Universitar Beder dhe me pas në Kolegjin Univeritar Wisdom si dhe përgjegjëse e departamentit të Njësisë së Kërkimit Shkencor dhe Marrëdhënieve me Jashtë, kordinatore me Agjensinë e Sigurimit të cilësisë në Arsimin e Lartë dhe si administrator e provimit ndërkombëtar të gjuhës Angleze TOEFL. Gjithashtu që nga 2015 është përkthyese ligjore pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Aktiviteti shkencor

Znj. Beshaj ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka bërë botime shkencore në revista me indeksim të lartë dhe me Scopus. Ka bërë një cikël leksionesh me Prof.dr Arjan Shumeli dhe Dr Elton Skëndaj në ESP për studentët e FSHN për programet Master Shkencor si dhe një cikël leksionesh ESP për studentët e psikologjisë ne Kolegjin Universitar Wisdom. Është pjesë e Bordit Shkencor të Wisodm Journal si dhe e revistës ATINER në Greqi. Ka shkruar projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka zbatuar projekte ku përmendim “Cultural studies in Business” I udhëhequr nga Sapienza University, YouCOME I udhëhequr nga Maqedonia e Veriut dhe Jean Monnet, të gjitha të financuara nga Erasmus + dhe Bashkimi Europian si dhe projekte kombëtare të finacuara nga Save the children, UNDP etj. Në dhjetor të 2023 punësohet si perdagoge efektive pranë Qendrës së Gjuhëve te Huaja pranë FIMIF të UPT.