Vanina KANINI, lindur ne Tirane 1979, eshte diplomuar ne korrik 2001 ne Universitetin e Tiranes, fakulteti I Gjuheve te huaja, Deprtamenti I gjuhes Angleze me titullin “Specialiste e Anglistikes dhe Amerikanistikes”.
Ne vitin 2005-2007 ndjek dhe perfundon Shkollen Pasuniversitare “Pedagogji dhe Psikologji” ne Fakultetin e Shkecave Sociale, Departamenti i Psikologjise, Diploma “Master ne Edukim”.
Ne vitet 2011-2015 ndjek studimet e doktoratures ne drejtimin Gjuhesi/Metodologji ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Gjuheve te Huaja, Departamenti i Gjuhes Angleze dhe kryen mbrojtjen e grades “Doktor i Shkencave” me 13.07.2015.
Ne tetor 2003 behet pedagoge me kohe te plote ne Departamentin e gjuheve te huaja, Universiteti Politeknik i Tiranes. Prej nga ajo kohe ka qene asistente e me pas lektore e gjuhes se huaj te profesionit ne Fakultetin e Teknologjise dhe Informacionit, Fakultetin e Gjeologji Minierave, Fakultetin e Ndertimit, Fakultetin e Inxhinierise Mekanike dhe Fakultetin e Inxhinierise Matematike dhe Inxhinierise Fizike.
Nga tetor i vitit 2020 eshte Shefe e kerkimit Shkencor per gjuhen angleze ne Qendren e Gjuheve te Huaja, Fakulteti i Inxhinierise Matematike dhe Inxhinierise Fizike, Qendra e Gjuheve te Huaja.
Ka nje pjesemarrje si autore e pare dhe bashkeautore ne mbi 10 konferenca shkencore nderkombetare dhe mbi 10 botime si autore e pare dhe bashkeautore ne revista shkencore kombetare dhe nderkombetare.
Fushat e kerkimit: Anglishtja per Qellime te Vecanta (ESP)
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL