Vizitë Akademike nga Universiteti i Poitiers në kuadër të Projektit Erasmus+

Në kuadër të Projektit Erasmus+, Universiteti Politeknik i Tiranës mirëpriti një delegacion prej pesë pedagogësh nga Universiteti i Poitiers, Francë. Qëllimi i kësaj vizite ishte forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimi i përvojave akademike dhe diskutimi i mundësive për mobilitet studentor dhe shkencor.

Delegacioni francez përbëhej nga:

  • Xavier Milhet – Profesor i asociuar dhe përgjegjës departamenti për programin Bachelor në Inxhinieri Mekanike; lektor i Shkencës së Materialeve.
  • Cécile Balmer-Guilbot – Lektore e anglishtes teknike dhe të biznesit për studentët e inxhinierisë mekanike e kimike; përgjegjëse për marrëdhëniet ndërkombëtare në Institutin e Teknologjisë.
  • Leslie Tahan – Lektore e gjuhës angleze dhe koordinatore ndërkombëtare pranë Fakultetit të Administrimit të Biznesit dhe Menaxhimit në IUT Poitiers.
  • Hélène Aubriet – Lektore e gjuhës angleze dhe përgjegjëse për marrëdhëniet ndërkombëtare në Departamentin e Biznesit dhe Marketingut.
  • Laurence Guiberteau – Lektore e anglishtes teknike dhe të biznesit për studentët e inxhinierisë mekanike dhe kimike; koordinatore e planifikimit për Departamentin e Inxhinierisë Mekanike.

Më 21 dhe 22 Maj, pedagogët zhvilluan një takim të veçantë me Qendrën e Gjuhëve të Huaja, në Fakultetin e Inxhinierisë Fizike dhe Inxhinierisë Matematike. Pritja u bë në Laboratorin e Gjuhës Japoneze në korpusin kryesor të UPT-së, në një atmosferë miqësore dhe profesionale. Takimi u fokusua në prezantimin e punës së Universitetit të Poitiers në gjuhën angleze dhe shkëmbimin e praktikave të mësimdhënies për gjuhët e huaja, veçanërisht në fushën e ESP (English for Specific Purposes) për degët teknike. Gjithashtu u diskutuan mundësi konkrete bashkëpunimi në të ardhmen, në nivel studentor dhe akademik.

Më datat 30-31 maj 2024, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, salla “Aula Magna”, u

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Kostaq Hilës Sot humbi një

Sot, më 20 maj 2025, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Matematikë dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF),