Vizioni dhe Misioni i FIM&IF
I.1. Vizioni
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, si njësi kryesore e UPT-së, synon të kontribuojë në zgjerimin e fushave të ekspertizës së UPT-së. Fakulteti synon përsosjen, konsolidimin e formimit akademik dhe zgjidhjen e problemeve të rëndësishme kërkimore dhe shkencore në shkallë vendi dhe rajoni në fushat e tij specifike të kërkimit.
I.2. Misioni
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike synon:
- Të transmetojë, të zhvillojë e të konsolidojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve si edhe të formojë specialistë të lartë në fushat e inxhinierisë matematike dhe inxhinierisë fizike, të aftë për t’u integruar në tregun të punës (të brendshëm e të jashtëm);
- Të ofrojë mundësi për të përfituar nga arsimi i lartë gjatë gjithë jetës;
- Të krijojë një ambient të përshtatshëm për lirinë e mendimit dhe të kërkimit shkencor.