Njoftim: B4Students hap thirrjen për programin Social Clubs 2024

Në kuadër të marrëveshjes që Universiteti Politeknik i Tiranës ka me Grupin BALFIN, hapet thirrja për programin Social Clubs 2024, i cili ka për qëllim identifikimin dhe mbështetjen e projekteve dhe iniciativave sociale të ideuara dhe realizuara nga studentët. Ky program synon të përmbushë nevojat mjedisore, edukative, kulturore apo shëndetësore në komunitet.

Kush mund të aplikojë? Thirrja është e hapur për Social Clubs (Klubet Studentore) nga UPT. Linku për të lexuar mbi thirrjen: https://b4students.com/social-clubs/

Përfitimet për studentët pjesëmarrës përfshijnë:

· Mbështetje financiare për projektet e përzgjedhura;

· Angazhim në fusha sociale për të cilat kanë pasion;

· Mundësi për të promovuar veten dhe kauzat për të cilat kujdesen;

· Kontribut pozitiv në komunitet;

· Zgjerim i rrjetit professional.

Datat e rëndësishme:

· Aplikimet do të jenë të hapura nga 4 Tetor – 1 Nëntor 2024

· Procesi i përzgjedhjes: 4 Nëntor – 11 Nëntor 2024

· Rezultatet përfundimtare: 12 Nëntor – 15 Nëntor 2024

Linku për të aplikuar: https://b4students.com/sc-apply-now/