Njoftim: Përmbyllet me sukses seminari mbi gjuhën dhe kulturën japoneze

Në datat 16-18 Tetor 2026, pranë Laboratorit të Gjuhës Japoneze në Universitetin Politeknik të Tiranës, u zhvillua seminari treditor“Enhancing the Cultural Dimension of Japanese Language Learning”, me lektor kryesor Prof. Ichiro IURA nga Fukuyama International Academy of Languages, Japoni, dhe Ekspertja e gjuhës Japoneze zj. Hiroko Langdon, përfaqësuese e Japan Foundation ne Itali. Në seminar u lexua përshëndetja e Ambasadores së Japonisë në Shqipëri, Sh.S.Kikuko Kato, drejtuar pjesmarrësve të seminarit.Aktiviteti trajtoi tema që lidhen me gjuhën dhe kulturën japoneze, përfshirë onomatopet, dialektet japoneze dhe ndikimin e kulturës në komunikimin e përditshëm. Në seminar morën pjesë studentë dhe staf akademik të interesuar për studimet japoneze dhe bashkëpunimin ndërkulturor.Aktiviteti u organizua në kuadër të promovimit të gjuhës dhe kulturës japoneze dhe forcimit të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.Seminari u mbyll me shpërndarjen e certifikatave të pjesëmarrjes, duke shënuar një tjetër aktivitet të suksesshëm në promovimin e gjuhës dhe kulturës japoneze në Universitetin Politeknik të Tiranës

Prof. Asoc. Dr. Artion Kashuri është pedagog dhe studiues pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, me veprimtari