Njoftim mbi Referimin Akademik të Kryer për Promovimin e Titullit Akademik Profesor i Asociuar

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 6 Shkurt 2025, në ambientet e Bibliotekes se FIMIF, u zhvillua me sukses referimi akademik në kuadër të promovimit të titullit akademik Profesor i Asociuar të Dr. Joan Jani, personel akademik në Departamentin e Inxhinierisë Fizike.

Gjatë këtij referimi, Dr. Joan Jani paraqiti kontributin e tij në fushën akademike dhe shkencore përkatëse. Aktiviteti u ndoq nga Juria e Vlerësimit, anëtarë të personelit akademik, dhe u karakterizua nga një diskutim konstruktiv dhe i frytshëm i tyre mbi prezantimin.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike uron dhe përgëzon Dr. Joan Jani për këtë arritje dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën akademike dhe kërkimore, që njëkohësisht përbën dhe arritje për FIMIF.

Në kuadër të projektit europian Compact Muon Solenoid (CMS) në European Organization for Nuclear Research (CERN)”,

Datat e festave te Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit kane ndryshuar sipas kalendarit henor, si me

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 15 Prill 2025, në