Fakulteti ynë ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillim profesional përmes bashkëpunimit me kompani lider në industri. Si studentë ne patëm mundësinë të zhvillojmë një praktikë profesionale pranë Atlas Mills Sh.p.k, në fushën e teknologjisë së produkteve me origjinë bimore.Në këtë praktike u njohëm nga afër me funksionimin real të një fabrike moderne për përpunimin e grurit dhe prodhimin e miellit. Në ambientet industriale dhe laboratorin e analizave ne studiuam diagramat teknologjike dhe pajisjet duke ndjekur nga afër proceset e kondicionimit dhe bluarjes,pasi gruri i është nënshtruar analizave të kontrollit të cilësisë dhe analizave fiziko –kimike ne laborator . Interesant ishte fakti i rëndësisë mjaft të madhe të enzimave dhe aditivëve në cilësinë e produktit përfundimtar.




