Njoftim: Thirrje për studentët e UPT-së – Financim për nisma rinore

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, ftohen studentët e UPT-së të krijojnë grupe joformale rinore dhe të aplikojnë me ide e iniciativa që synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit.

Përmes kësaj thirrjeje, grupet joformale rinore mund të përfitojnë financim nga 300.000 deri në 1.000.000 lekë për projekt-propozimet e tyre.

Afati i fundit për aplikim: 9 nëntor 2026, ora 16:30.

Për kriteret e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe mënyrën e dorëzimit të aplikimeve, konsultoni njoftimin zyrtar të Agjencisë Kombëtare të Rinisë:

https://rinia.gov.al/thirrja-e-pare-per-projekt-propozime-grupet-joformale-rinore

UPT fton studentët të shfrytëzojnë këtë mundësi financimi për të zhvilluar idetë e tyre dhe për të sjellë ndryshime pozitive në komunitet.

Universiteti Politeknik i Tiranës fton studentët e interesuar për sipërmarrjen, inovacionin dhe zhvillimin e ideve të

Në datat 16-18 Tetor 2026, pranë Laboratorit të Gjuhës Japoneze në Universitetin Politeknik të Tiranës, u

Prof. Asoc. Dr. Artion Kashuri është pedagog dhe studiues pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, me veprimtari