Fuqizimi i infrastrukturës së kërkimit shkencor në Departamentin e Kimisë, (sot Departamenti i Inxhinierisë Kimike) FIMIF-UPT, si një domosdoshmëri për arritjen e standardeve në mësimdhënie e kërkim shkencor

Projekti: “Fuqizimi i infrastrukturës së kërkimit shkencor në Departamentin e Kimisë, (sot Departamenti i Inxhinierisë Kimike)FIMIF-UPT, si një domosdoshmëri për arritjen e standardeve në mësimdhënie e kërkim shkencor (Financuar nga AKKSHI në kuadër të programit PIKSH, Gusht 2022- Korrik 2023)

Objektivat e Projektit:
Forcimi i kapaciteteve kërkimore shkencore në Departamentin e Kimisë, FIMIF-UPT, për të rritur cilësinë e për të arritur standarded bashkëkohore në procesin mësimor e drejtimin shkencor, si dhe për të hedhur bazat drejt procesit të akreditimit.

Impakti në kërkimin shkencor
• Përmirësimi i infrastrukturës së kërkimit shkencor, nëpërmjet krijimit të mjediseve të reja dhe fuqizimit të bazës laboratorike
• Thellimi i studimeve në fushën e vlerësimit dhe analizës cilësore e sasiore të parametrave të ndryshëm kimikë, në fushën e kontrollit të ndotjes mjedisore (ajrit, ujrave e dherave)
• Rritja e shkallës së pjesëmarrjes në projekte kërkimore-shkencore në nivel kombëtar e ndërkombëtar

Vizita në fabrikën e birrës “Stela” ofroi një pasqyrë të detajuar të zinxhirit teknologjik të prodhimit,

Vizita në pastiçeri “Nela” u fokusua në njohjen e proceseve të prodhimit që kombinojnë automatizimin me

Vizita në impiantin e naftës “Bankers” ofroi një pasqyrë të qartë dhe dinamike të rrugëtimit të