Njoftim – Hapen pranimet në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” në Universitetin Politeknik të Tiranës, për vitin akademik 2023-2024

Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në Urdhrin Nr. 60, datë 11.10.2023 e Rektorit për “Hapjen e pranimeve në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” në Universitetin Politeknik të Tiranës, për vitin akademik 2023-2024”, njofton hapjen e pranimeve në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” në programet e studimit me kuotat përkatëse, si më poshtë:

1. Doktoratë në “Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit”, nënfusha “Inxhinieri Informatike” dhe nënfusha ”Telekomunikacion dhe Inxhinieri Informacioni”, (8 kuota) – Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit,

2. Doktoratë në “Inxhinieri Fizike”, (12 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike

3. Doktoratë në “Inxhinieri Elektrike”, nënfusha “Automatizimi i Industrisë”, (4 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike,

4. Doktoratë në “Inxhinieri Elektrike”, nënfusha “Energjitikë”, (4 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike,

5. Doktoratë në “Inxhinieri Ndërtimi”, nënfusha “Inxhinieri Mjedisi”, (2 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit,

6. Doktoratë në “Gjeologjia dhe Mjedisi”, (3 kuota) – Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave,

7. Doktoratë në “Inxhinieri Nafte dhe Gazi”, (8 kuota) – Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave,

Për informacion mbi kriteret e përgjithshme të pranimit të kandidatëve në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë”, klikoni këtu.

Për informacion mbi dokumentacionin për aplikimin për regjistrim në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë”, klikoni këtu.

Aplikimet e kandidatëve për studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” në Universitetin Politeknik të Tiranës, do të kryhen nga data 13.10.2023 deri më datë 10.11.2023.

Written by