Njoftim – Hapet thirrja për bursa studimi në Hungari

Në zbatim të programit të bashkëpunimit me Hungarinë në fushën e arsimit dhe shkencës, si edhe Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar mes palëve, Qeveria e Hungarisë, përmes Fondacionit Publik Tempus (Tempus Public Foundation), për vitin akademik 2022-2023, shpall programin e bursave shtetërore “Stipendium Hungaricum” për shtetasit e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet pranë universiteteve publike të Hungarisë. Programet e studimit të ofruara nga pala hungareze përfshijnë studime universitare, pasuniversitare të plota/të pjesshme (për një periudhë 1-vjeçare, dy semestra) në fushën e kërkimit pranë institucioneve të arsimit të lartë ose të kërkimit të Hungarisë.

– Studime me kohë të pjesshme në nivelin Bachelor / Master / doktoraturë (1-2 semestra).

– Studime të plota në nivelin Bachelor (2-4 vite) / Master (1.5-2 vite/ Master i integruar (one-tier master programmes) sipas programeve të studimit që ofrohen vetëm për Shqipërinë

– Studime Doktorale PHD, program i plotë (2+2 vite akademike).

– Kurse përgatitore dhe specializimi me kohë të plotë (deri në 2 vite).

Afati i fundit i aplikimit online në faqen web të Fondacionit Publik Tempus për këto bursa studimi është data 15 janar 2022

apply.stipendiumhungaricum.hu

Gjithashtu, kandidatët duhet të dorëzojnë detyrimisht nëpërmjet postës në adresë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit deri në datën 20 janar 2022 (afati i fundit) të gjithë dokumentet e ngarkuara në sistemin online sipas kritereve të përcaktuara nga Fondacioni Publik Tempus. Dokumentacioni duhet të shoqërohet me kërkesën e firmosur nga kandidati drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (ku të jepet një adresë kontakti e-mail dhe numër telefoni), duke specifikuar programin e studimit në të cilën dëshiron të studiojë kandidati. Sqarojmë, se me postë duhet të dërgohen vetëm kopjet e noterizuara të dokumentacionit të kërkuar me qëllim verifikimin e autenticitetit të tyre. Ministria e Arsimit dhe Sportit rezervon të drejtën e verifikimit të dokumentacionit të dorëzuar të panoterizuar me institucionet lëshuese të dokumentit.

Për një informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit për bursat e ofruara nga qeveria hungareze, referojuni materialeve informues (bashkëlidhur)këtu dhe adresave në website si më poshtë: www.stipendiumhungaricum.hu:

https://stipendiumhungaricum.hu/study-finder/:

https://stipendiumhungaricum.hu/apply/:

https://stipendiumhungaricum.hu/about/:

E-mail: stipendiumhungaricum@tpf.hu:

Written by