Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Zyrën Europiane të Patentave dhe të përvojës së shkëlqyer të studentëve të Universitetit Politeknik të Tiranës në programet e internshipit që ofron Zyra Europiane e Patentave, njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim në këto programe. Të gjithë të interesuarit duhet të kontaktojnë me zyrën e karrierës në rektorat zyraekarrieres@upt.al apo në zyrat e karrierës në fakultete për të marrë informacion. Gjithashtu për më tepër detaje klikoni këtu.
Vini re !!!
Lista e aplikantëve që do të aplikojnë në këto programe dërgohet nga zyra e karrierës në rektorat, pra është e pamundur të aplikoni individualisht, pa qenë pjesë e listës.