Njoftim mbi Referimin Akademik të Kryer për Promovimin e Titullit Akademik Profesor Doktor.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 09 Korrik 2026, në ambientet e Bibliotekes se FIMIF, u zhvillua me sukses referimi akademik në kuadër të promovimit të titullit akademik Profesor Doktor të Prof.Asoc. Margarita Kuqali.

Gjatë këtij referimi, Prof.Asoc. Margarita Kuqali paraqiti kontributin e saj në fushën akademike dhe shkencore përkatëse. Aktiviteti u ndoq nga Juria e Vlerësimit, anëtarë të personelit akademik, dhe u karakterizua nga një diskutim konstruktiv dhe i frytshëm i tyre mbi prezantimin.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike uron dhe përgëzon Prof.Asoc. Margarita Kuqali për këtë arritje dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën akademike dhe kërkimore, që njëkohësisht përbën dhe arritje për FIMIF.

Prof. Asoc. Dr. Artion Kashuri është pedagog dhe studiues pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, me veprimtari