Njoftim mbi Referimin Akademik të Kryer për Promovimin e Titullit Akademik Profesor i Asociuar

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 15 Prill 2025, në ambientet e Bibliotekes se FIMIF, u zhvillua me sukses referimi akademik në kuadër të promovimit të titullit akademik Profesor i Asociuar të Dr. Denisa Salillari, personel akademik në Departamentin e Inxhinierisë Matematike.

Gjatë këtij referimi, Dr. Denisa Salillari paraqiti kontributin e saj në fushën akademike dhe shkencore përkatëse. Aktiviteti u ndoq nga Juria e Vlerësimit, anëtarë të personelit akademik, dhe u karakterizua nga një diskutim konstruktiv dhe i frytshëm i tyre mbi prezantimin.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike uron dhe përgëzon Dr. Denisa Salillari për këtë arritje dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën akademike dhe kërkimore, që njëkohësisht përbën dhe arritje për FIMIF.

Më datat 30-31 maj 2024, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, salla “Aula Magna”, u

Në kuadër të Projektit Erasmus+, Universiteti Politeknik i Tiranës mirëpriti një delegacion prej pesë pedagogësh nga

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Kostaq Hilës Sot humbi një