Njoftim: Mbrojtja e doktoraturave në FIMIF

Më 15 Shtator 2025, në ambientet e bibliotekës së Fakultetit të Inxhinierisë Matematike, Inxhinierisë dhe Fizikës (FIMIF), u zhvillua mbrojtja e dy doktoraturave të udhëhequra nga Prof. Asoc. Dr. Altin Gjevori.

Kandidatët Arber Zeqiraj, pedagog në Universitetin e Mitrovicës në Kosovë, dhe Artan Llozana, pedagog në Universitetin Politeknik të Tiranës, paraqitën rezultatet e kërkimeve të tyre shkencore para komisionit dhe trupës akademike të pranishme. Punimet e mbrojtura u vlerësuan për nivelin e lartë shkencor, qasjen metodologjike dhe kontributin që ofrojnë në fushat përkatëse të studimit.

Ky aktivitet shënon një moment domethënës për jetën akademike të FIMIF dhe përforcon rolin e tij si qendër e rëndësishme e zhvillimit shkencor dhe kërkimit në Shqipëri dhe Kosove.