Njoftim: Mbrojtja e doktoraturave në FIMIF

Më 15 Shtator 2025, në ambientet e bibliotekës së Fakultetit të Inxhinierisë Matematike, Inxhinierisë dhe Fizikës (FIMIF), u zhvillua mbrojtja e dy doktoraturave të udhëhequra nga Prof. Asoc. Dr. Altin Gjevori.

Kandidatët Arber Zeqiraj, pedagog në Universitetin e Mitrovicës në Kosovë, dhe Artan Llozana, pedagog në Universitetin Politeknik të Tiranës, paraqitën rezultatet e kërkimeve të tyre shkencore para komisionit dhe trupës akademike të pranishme. Punimet e mbrojtura u vlerësuan për nivelin e lartë shkencor, qasjen metodologjike dhe kontributin që ofrojnë në fushat përkatëse të studimit.

Ky aktivitet shënon një moment domethënës për jetën akademike të FIMIF dhe përforcon rolin e tij si qendër e rëndësishme e zhvillimit shkencor dhe kërkimit në Shqipëri dhe Kosove.

Vizita në fabrikën e birrës “Stela” ofroi një pasqyrë të detajuar të zinxhirit teknologjik të prodhimit,

Vizita në pastiçeri “Nela” u fokusua në njohjen e proceseve të prodhimit që kombinojnë automatizimin me

Vizita në impiantin e naftës “Bankers” ofroi një pasqyrë të qartë dhe dinamike të rrugëtimit të