Njoftim: Nga teoria në praktikë: Funksionimi i Regjistrit të Kredive në Bankën e Shqipërisë

Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe profesionale të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF), u zhvillua një takim informues me Z. Sulejman Vezi, përfaqësues i Bankës së Shqipërisë.

Gjatë këtij takimi, Z. Vezi, në cilësinë e Përgjegjësit të Zyrës së Administrimit të Sistemeve të Informacionit, prezantoi një analizë të detajuar mbi funksionimin e Regjistrit të Kredive, duke trajtuar aspektet teknike dhe organizative të administrimit të sistemeve komplekse të informacionit në nivel kombëtar.Takimi u fokusua në sfidat reale që hasen në menaxhimin e sistemeve të informacionit në një institucion financiar të nivelit më të lartë, si dhe në zgjidhjet teknologjike që aplikohen për garantimin e sigurisë, saktësisë dhe qëndrueshmërisë së të dhënave.

Ky aktivitet përbëri një mundësi të rëndësishme për studentët e FIMIF për të thelluar njohuritë e tyre, duke lidhur konceptet teorike të marra gjatë studimeve me praktikat konkrete profesionale të aplikuara në Bankën e Shqipërisë.

FIMIF shpreh mirënjohjen për Z. Sulejman Vezi dhe Bankën e Shqipërisë për bashkëpunimin dhe kontributin e vlefshëm në formimin akademik dhe profesional të studentëve.

Inxhinieri Matematike Inxhinieri Matematike dhe DataScience Inxhinieri Fizike Inxhinieri Kimike

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) me Zyrën Evropiane të Patentave (EPO),

Ju njoftojmë se kanë filluar aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë