Njoftim – Për pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit të Universitetit Politeknik të Tiranës në takimin online, “Dita Kombëtare Informuese Erasmus+”

Zyra Kombëtare Erasmus+, ditën e mërkurë, datë 21 dhjetor 2022, nga ora 09.30 – 15.00, organizon takimin online, “Dita Kombëtare Informuese Erasmus+”.

Gjatë këtij aktiviteti audienca do të ketë mundësinë të informohet për mundësitë që programi Erasmus+ ofron për IAL-të dhe studentët tanë, si dhe të njihet më konkretisht me aplikimet e thirrjes së re.

Dita informuese do të ndahet në dy pjesë: paraditja do t’i dedikohet IAL-ve dhe stafeve të tyre lidhur me ‘Thirrjen për aplikime 2023’, ndërsa pasditja do t’i dedikohet studentëve dhe mundësive që ofron programi Erasmus+ për ta.

Studentët dhe stafi i Universitetit Politeknik të Tiranës janë të lutur për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti.

Më poshtë keni link-un e platformës Teams:

https://teams.microsoft.com/l/meetup-join/19%3ameeting_YjE4MGVmZjUtMGVjZC00Mzg2LTllODctMTE1MjI3NTcwYzc2%40thread.v2/0?context=%7b%22Tid%22%3a%2249e0c291-85cd-4261-a670-ec1f5e827d1e%22%2c%22Oid%22%3a%227892e414-4560-4597-a407-41340b069053%22%7d

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) në Universitetin Politeknik të Tiranës prezanton botimin më

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me EPO (European Patent Office) informojmë të

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Deloitte Albania, hapet thirrja për të