Njoftim – Universiteti Politeknik i Tiranës hap dyert për të gjithë maturantët

Universiteti Politeknik i Tiranës hap dyert dhe fton të gjithë maturantët në mjediset e tij nga data 27 prill – 12 maj 2023.

Gjatë këtyre takimeve informuese, nxënësit e gjimnazeve dhe shkollave teknike, do të kenë mundësi të vizitojnë nga afër ambientet e UPT-së, të marrin informacion mbi programet e studimit që ofrohen në fakultetet e Universitetit tonë për çdo degë dhe cikël studimi.

Maturantët do të priten nga ekipi ynë, i përbërë nga pedagogë, specialistë të këshillimit të karrierës, specialistë të zhvillimit të kurrikulës, etj.

Këto ditë janë një mundësi shumë e mirë për t`i mundësuar të gjithë studentëve potencialë të UPT-së të njihen nga afër me Universitetin Politeknik, me fakultetet e tij dhe të marrin përgjigjet e të gjitha pyetjeve që ata kanë, duke i ndihmuar ata në një vendimmarrje shumë të rëndësishme për të ardhmen e tyre.

Për detaje ju lutem kontaktoni në: 0674081514 ose e-mail [email protected]

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) në Universitetin Politeknik të Tiranës prezanton botimin më

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me EPO (European Patent Office) informojmë të

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Deloitte Albania, hapet thirrja për të