Njoftim – Universiteti Politeknik i Tiranës hap dyert për të gjithë maturantët

Universiteti Politeknik i Tiranës hap dyert dhe fton të gjithë maturantët në mjediset e tij nga data 27 prill – 12 maj 2023.

Gjatë këtyre takimeve informuese, nxënësit e gjimnazeve dhe shkollave teknike, do të kenë mundësi të vizitojnë nga afër ambientet e UPT-së, të marrin informacion mbi programet e studimit që ofrohen në fakultetet e Universitetit tonë për çdo degë dhe cikël studimi.

Maturantët do të priten nga ekipi ynë, i përbërë nga pedagogë, specialistë të këshillimit të karrierës, specialistë të zhvillimit të kurrikulës, etj.

Këto ditë janë një mundësi shumë e mirë për t`i mundësuar të gjithë studentëve potencialë të UPT-së të njihen nga afër me Universitetin Politeknik, me fakultetet e tij dhe të marrin përgjigjet e të gjitha pyetjeve që ata kanë, duke i ndihmuar ata në një vendimmarrje shumë të rëndësishme për të ardhmen e tyre.

Për detaje ju lutem kontaktoni në: 0674081514 ose e-mail [email protected]

FIMIF fton të gjithë studentët dhe të diplomuarit të marrin pjesë në Panairin e Karrierës 2025,

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) priti aktivitetin tematik “Women in Science”, të organizuar

Më datë 29 tetor 2025, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Informatikës Fizike (FIMIF)