Njoftim – Zhvillohen sesione informuese për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës

Në kuadër të hapjes së thirrjes së VIII – të për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës do të zhvillohen në nivel institucional dy takime informuese me studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës në datat 22 dhe 23 maj në orën 11.00 në sallën “Silvano Pedrollo” në rektorat.

Qëllimi i programit të praktikave është të aftësojë studentët me përvojë pune, duke zhvilluar aftësitë e tyre profesionale, akademike dhe personale. Target grupi i këtij programi janë të rinjtë profesionistë të moshës 21-26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”. Përgjatë zbatimit të Thirrjes nr. VIII të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, është parashikuar që praktika për një periudhë tre mujore dhe pa pagesë të zhvillohet përgjatë periudhës shtator – dhjetor.

Në datën 22 maj në takimin informues do të marrin pjesë studentët e:

· Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike

· Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit

· Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit

· Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës

Në datën 23 maj në takimin informues do të marrin pjesë studentët e:

· Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

· Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike

· Fakulteti të Gjeologjisë dhe Minierave

Për të rinjtë e interesuar, aplikimi pas hapjes së thirrjes do të bëhet online në website-n vijues: https://praktika.riniafemijet.gov.al; duke filluar nga data 1 qershor.

Written by