Vlerësimi i shkallës së eutrofikimit në Liqenin Artificial të Tiranës

“Vlerësimi i shkallës së eutrofikimit në Liqenin Artificial të Tiranës”. [ Tetor 2025 – Dhjetor 2026 ] financuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH). Drejtuese e Projektit Prof. Asoc. Edlira Tako.

Objektivat e Projektit:

  • Identifikimi dhe vlerësimi i burimeve të lëndëve ushqyese, kryesisht azotit dhe fosforit, që ndikojnë në procesin e eutrofikimit të Liqenit Artificial të Tiranës.
  • Analiza e parametrave fizikë, kimikë dhe biologjikë të ujit për të përcaktuar gjendjen aktuale të cilësisë së ujit dhe ndikimin në ekosistemin ujor.
  • Hartëzimi digjital i ndotjes përmes paraqitjes hapësinore të të dhënave mjedisore, me qëllim identifikimin e zonave më të ndotura dhe monitorimin e shpërndarjes së ndotësve në liqen.
  • Përdorimi i metodave të standardizuara për klasifikimin e gjendjes trofike të liqenit dhe hartimi i rekomandimeve shkencore për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore urbane në Shqipëri.

Për realizimin e projektit u hartua një plan i detajuar mostrimi, i mbështetur në përcaktimin e stacioneve monitoruese të shpërndara në mënyrë hapësinore dhe përfaqësuese në të gjithë Liqenin Artificial të Tiranës, me synim sigurimin e një vlerësimi sa më gjithëpërfshirës të gjendjes mjedisore dhe shpërndarjes së ndotjes në ekosistemin ujor. Përzgjedhja e pikave të mostrimit u realizua duke marrë në konsideratë karakteristikat hidrologjike dhe ndikimet potenciale antropogjene në zona të ndryshme të liqenit. Një rëndësi e veçantë iu kushtua stacionit të vendosur pranë digës së liqenit, ku regjistrohet edhe thellësia maksimale, në të cilin po analizohet profili vertikal i ndotjes dhe variacioni i parametrave fizikë, kimikë dhe biologjikë të ujit në funksion të thellësisë. Kjo qasje metodologjike mundëson një interpretim më të saktë të proceseve që ndikojnë në eutrofikimin dhe dinamikën ekologjike të liqenit.

Për realizimin e këtij projekti janë angazhuar edhe studentë diplomantë të vitit të tretë të Programit të Studimit “Bachelor në Inxhinieri Kimike, nën udhëheqjen e Pros. Asoc. Edlira Tako dhe Prof.Asoc. Valbona Hoxha

Forcohet lidhja mes formimit akademik dhe praktikës profesionale në industrinë ushqimore. Departamenti i Inxhinierisë Kimike, pranë

Në këtë kompani u njohëm me procesin e teknologjisë së injektimit të plastikës, i cili nis

Vizita në fabrikën e birrës “Stela” ofroi një pasqyrë të detajuar të zinxhirit teknologjik të prodhimit,