Zhvillohet Panairi “Work& Study 2024”në kuadër të aktiviteteve të “Ditëve të Informimit të Maturantëve”


Në kuadër të aktiviteteve të “Ditëve të Informimit të Maturantëve” Universiteti Politeknik i Tiranës mori pjesë në Panairin “Work& Study 2024” që u zhvillua në të gjitha qytetet e Shqipërisë, nga jugu në veri prej datës 26 shkurt – 21 mars 2024.

Qëllimi i këtij aktiviteti është: Njohja, informimi, orientimi dhe këshillimi i nxënësve maturantë me ofertën akademike të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe kriteret e pranimit.

Stafi pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin specialistët e këshillimit të karrierës në rektorat dhe në fakultete, si edhe staf akademik nga Fakultetet. Panairi u vizitua nga rreth 10.000 maturantë nga e gjithë Shqipëria, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve shprehën interes për ofertën akademike të Universitetit Politeknik të Tiranës. Duke vizituar stendën e UPT-së, shumë maturantë morën informacion të plotë rreth:

· Programeve të studimit në UPT;

· Kritereve te pranimit;

· Mundësive te shumta që u ofrohen studentëve (bursa, mobilitetet në kuadër të Erasmus+, etj);

· Këshillimit të karrierës dhe punësimit

Panairi vijon në datat 3– 4 prill 2024 në Pallatin e Kongreseve.

Zhvillohet Panairi “Work& Study 2024”në kuadër të aktiviteteve të “Ditëve të Informimit të Maturantëve”

Written by